Viktor Orban me kritika të ashpra ndaj Partisë Popullore në PE

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, kritikoi ashpër Partinë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe i quajti idiotë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Partia Popullore në Parlamentin Evropian kohët e fundit kërkoi që partia Fideszit e Orbanit të dëbohej nga parlamenti për shkak të posterit të diskutueshëm të biznesmenit George Soros dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Fushata e qeverisë hungareze akuzohet për tonet anti-semite.

Kreu i qeverisë hungareze, Orbani populist, sot hodhi poshtë të gjitha akuzat drejtuar qeverisë dhe partisë së tij për gazetën gjermane Welt.

“Hungarezët nuk i konsiderojnë këto postera anti-semite. Nuk mund të bëj asgjë për faktin se George Soros, hungarez me origjinë hebreje”, tha Orban.

Orban gjithashtu tha se partitë popullore nga Parlamenti Evropian me thirrjet për përjashtimin partisë së tij vetëm i fryjnë velave të partive politike të krahut të majtë

“Ata që bëjnë thirrje për përjashtimin e Fideszit, me fjalorin e Leninit, janë idiotë krejtësisht të dobishëm. Ata besojnë se po udhëheqin një betejë shpirtërore ndërsa, në fakt, i shërbejnë interesave të të tjerëve, domethënë interesave të kundërshtarëve tanë”, porositi Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button