Vrasjet e fundit, ASH-ja: Spasovski dhe Nuhiu nuk e kryejnë punën me përgjegjësi

Për vrasjen në Strugë, Shishovë dhe Tetovë, partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) e ka fajësuar ministrin dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Agim Nuhiu pasi që sipas tyre ata nuk janë duke e kryer punën me profesionalizëm, përfshirë këtu edhe gjykatën dhe Prokurorinë Publike, transmeton Portalb.mk.

“E gjithë kjo ndodh pasiqë institucionet përgjegjëse që duhet ta luftojnë këtë dukuri, ti parandalojnë vrasjet, të ofrojnë kontroll dhe siguri nëpër zona të caktuara, shpesh herë punonjës të policisë që janë nën udhëheqjen e Ministrit të MPB-së Oliver Spasovskit dhe të zëvendësit të tij Agim Nuhiut, nuk e kryejnë punën e tyre me kompetencë dhe përgjegjësi. Ministria e Punëve të Brendshme, madje prokuroria dhe gjykata janë përgjegjësit kryesor që në vendin tonë ka aq vrasje. Shpeshherë punonjës dhe zyrtarë të MPB që emërohen nga ombrella partiake e partive në pushtet LSDM-BDI, janë të lidhur me grupe te inkriminuara duke bërë pak me krimin, madje duke e inkurajuar atë, duke i emëruar në pozicione militantët partiak dhe jo profesionist”, thanë nga ASH-ja.

Nga ASH-ja kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar në Maqedoni që të kryejë trysni në Qeveri, për departizim të MPB-së.

Përndryshe, për tre ditë në Maqedoni të Veriut kanë ndodhur tre raste të përleshjes me armë, me pasoja jete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button