New York Times: SHBA-ja planifikon t’i shesë Arabisë Saudite reaktor bërthamor

Gazeta The New York Times shkruan se administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, planifikon t’i shesë Arabisë Saudite një reaktor bërthamor që mund të përdoret edhe për prodhimin e armëve bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autori i tekstit Nicholas Kristof shkruan se këshilltari i parë i Trumpit, Jared Kushner, kohët e fundit në Rijad është takuar me princin saudit të kurorës, Muhammed bin Salman dhe pohon se një nga temat e bisedës ka qenë edhe ndihma amerikane në zhvillimin e programit bërthamor saudit.

Duke theksuar se administrata e Trumpit me zë të lartë përkrah denuklarizimin e Koresë së Veriut dhe Iranit, gazetari i New York Times më tej theksoi se Shtëpia e Bardhë po planifikon të ofrojë ndihmë për Arabinë Saudite në zhvillimin e kapaciteteve bërthamore.

Ndonëse Arabia Saudite pretendon se reaktorët bërthamorë dëshiron t’i ndërtojë vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, autori pohon se pas këtij plani mund të fshihet një plan prodhimi i armëve bërthamore, sepse importet e lëndëve të para për centralet bërthamore do të ishin dukshëm më të lira se prodhimi i tyre në të cilin këmbëngul Rijadi zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button