Kroaci: Protestë e gazetarëve ndaj censurës

Qindra gazetarë kroatë protestuan në kryeqytetin Zagreb kundër presionit ndaj gazetarëve dhe tkurrjes së lirisë së shtypit në vendin e tyre, njofton Zëri i Amerikës.

Tubimi që u quajt “Ju morët kontrollin e medias, ne nuk do të heqim dorë nga gazetaria”, u organizua nga Shoqata e Gazetarëve Kroatë, në shenjë proteste ndaj mbi 1,100 padive të ngritura ndaj gazetarëve në vend.

Pjesëmarrësit kanë në plan t’i dorëzojnë qeverisë kërkesat e tyre kundër censurës.

Kjo çështje është vënë në qendër të vëmendjes, pasi televizioni publik i Kroacisë, HRT depozitoi 30 padi kundër gazetarëve të vet, përfshirë ndaj Hrvoje Zovkos, që është kryetar i shoqatës së gazetarëve, i cili u ankua për censurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button