Bayern shkatërron Gladbahun dhe barazon në krye Dortmundin

Bayern Munchen nuk e la t’i shpëtonte rasti për të barazuar me pikë në krye të renditjes Borussian e Dortmundit, njofton Top Channel.

Ekipi bavarez shkatërroi 1-5 Borussian e Moenchengladbachut, duke barazuar gjithçka në garën për titullin kampion.

Në “Borussia-Park” vendasit nuk rezistuan as dy minuta lojë, me Javi Martinez që i hapi udhë suksesit të thellë të skuadrës së Kovac. Muller në të 11-n i çoi shifrat në 0-2, ndërsa Stindl shkurtoi përkohësisht diferencën në 1-2, pak para fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë bavarezët u shfaqën thjesht të papërmbajtshëm, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve i realizoi Lewandowski dhe një tjetër Gnabry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button