Grubi në Reçicë të Vogël: BDI-ja e rikonfirmoi Pendarovskin, pjesëmarrës në zgjedhjet në Dibër dhe Ohër

15:35 – Artan Grubi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), para selisë së partisë në Reçicë të Vogël ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm ka rikonfirmuar kandidaturën e përbashkët konsesuale të Stevo Pendarovskit, dhe se Izet Mexhitin e ka zgjedhur si kryetar të Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Dibër dhe Ohër, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, njëzëri solli vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje presidenciale dhe ato lokale në Dibër dhe Ohër. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti propozoi se kryetar i Shtabit Zgjedhor të jetë nënkryetari, Izet Mexhiti i cili u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, unanimisht mbështeti kandidatin e përbashkët konsesual dhe kandidaturën e Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut”, tha Grubi.

I pyetur se pse BDI-ja nuk e mbështeti kandidaturën e pavarur të Blerim Rekës, Grubi u përgjigj:

“Ju thash edhe më herët, se BDI që nga vitin 2014 jemi duke punuar me politikë të konsesualitetit, dje e kishim kryetarin Talat Xhaferin, sot zëvendësministrin Agim Nuhiun, dhe frytet e kësaj politike të cilën por e promovon Ali Ahmeti dhe BDI-ja, do të ndjehen vitet në vijim”, tha Grubi.

Sa i takon kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet lokale në Dibër dhe Ohër, Grubi nuk zbuloi emra.

“Ende nuk kemi emër, tash po vijojnë bisedimet, por besoj se do të gjejmë kandidatët më të mirë”, tha Grubi.

Ai gjithashtu njoftoi se Kuvendi i Forumit të Gruas së BDI-së do të mbahet më 14 prill në Shkup dhe se do të fillojnë përgatitjet e Kuvendit të Forumit Rinor të BDI-së që do të mbahet në Tetovë.

Osmani – Pendarovski

14:09 – Kandidati Pendarovski para selisë së BDI-së: Koncepti im është ai i vitit 2014 – 2016, “Maqedonia për të gjithë”

I shoqëruar nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, kandidati presidencial Stevo Pendarovski para selisë së BDI-së, në Reçicë të Vogël tha se promovimi i tij është bërë edhe nga BDI-ja, dhe disa parti të tjera të vogla të cilat i ka vizituar ai sot.

Pendarovski tha se puna e parë që duhet të bëhet nga ai, dhe sidomos partitë politike, është që të kemi zgjedhje si kristali, që do të ndikonin pozitivisht edhe në vlerësimin e Këshillit Evropian, për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve qasëse në BE, dhe anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këtë fundjavë të gjitha partitë që e kanë dhënë mbështetjen për mua, sot duhet që formalisht të promovojnë mbështetjen e dhënë. Tash në Reçicë erdha nga Shkupi, ku LSDM-ja e promovoi gjithashtu, dhe në disa parti të vogla gjithashtu ishte, që ta promovojë konceptin tim, që tashmë 20 vjet është i njohur për publikun e Maqedonisë, e që është “Maqedonia për të gjithë”, ku nuk ka të drejtë të kemi shef, qytetarë të rendit të parë apo të dytë, me privilegje për një komunitet apo për tjetrin. Me këtë koncept kam marrë pjesë në vitin 2014 dhe në vitin 2016. Puna dhe detyra e parë në këto zgjedhje nuk është se nuk duhet të shikohet se kush do të fitojë, por se në Këshillin e Evropës ne të tregojmë se mund të realizojmë zgjedhje si kristale, pavarësisht se a do të jem unë apo edhe Bujari. Duhet të dëshmojmë se do t’i përdorim të gjitha kapacitetet, më së shumti liderët partiak që të japin gjithçka, sepse Maqedonia duhet të shkojë përpara”, tha Pendarovski.

Ndryshe, Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut.

LEXO: Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button