Po përhapet epidemia e fruthit

Numri i të sëmurëve nga fruthi po rritet, ndërsa pas Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës dje epidemi u shpall edhe në Gjevgjeli, njofton Sitel.

Gjithsej që nga fillimi i epidemisë, në dhjetor të vitit 2018, e deri tani në Maqedoni janë regjistruar 412 raste të fruthit, nga të cilat 362 janë në Shkup, 33 në Tetovë, 17 në Kumanovë, 9 në Gjevgjeli, 6 në Dibër, 5 në Gostivar, 4 në Kërçovë …

– Duke pasur parasysh se lëvizja në drejtim të kryeqytetit është intensive, atëherë edhe mundësia që fruthi të përhapet edhe më tej është reale edhe a lartë – tha Vladimir Mikiq nga Instituti i shëndetit publik.

Autoritetet kompetente janë të brengosur edhe për shkak se nga 25.000 fëmijë të pavaksinuar jashtë Shkupit vaksinë kanë marrë vetëm 5,000, ndërsa nga 16.000 fëmijë të pavaksinuar në kryeqytet, vaksinë kanë marrë 9.200.

Shumica e pacientëve janë nga grupmosha prej një deri në katër vjet, gjegjësisht 113 ose 27.4 për qind të totalit. Fëmijët nën moshën një viti marrin pjesë me 20,4 për qind, ndërsa përqindje e lartë e të sëmurëve janë regjistruar te grupet më të moshuara, personat të moshës prej 20 deri 29 vjeç kapin 10 për qind, ndërsa personat më të vjetër se 30 vjeç, janë 34 për qind.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button