Mbase Timonie e paralajmëroi atë që politikanët kanë ndër mend ta bëjnë me PSP

“Ndoshta do të duhet të mbyllet kjo dosje” ka thënë ambasadori francez Kristijan Timonie intervistë për TV21, duke folur për Prokurorinë speciale publike, transmeton Meta.

Derisa Ministria e drejtësisë pret dy të tretën e shumicës për ta futur në procedurë kuvendore Ligjin e ri për prokurori publike, në të cilin duhet të inkorporohet edhe PSP, burime të koalicionit qeveritar i theksojnë qëndrimet nga intervista e ambasadorit Timonie si “mendim shumë interesant”.

– Nuk duhet të harrojmë mënyrën se si u themelua ai institucion. U themelua për shkak të një domosdoshmërie, por tani është koha të kalohet në etapë tjetër – thotë Timonie në atë intervistë.

Ai përkujton se PSP ka qenë e domosdoshme për t’u qetësuar kriza dhe të shkaktohet “tranzicion politik” në moment kur “ne në Francë shikonim dhe mendonim se shteti do të shpërbëhej”.

– Ai institucion u vendos në një kornizë të posaçme. Ende nuk është publikuar mendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse PSP është pjesë e sistemit juridik apo jo – përkujton ambasadori francez, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për punën e deritanishme të PSP-së.

Krahas Gjyqit kushtetues, Timonie si rrezik për PSP e shton edhe gjykatën në Strazbur, duke thënë: “në bazë të provave të grumbulluara, të cilat ishin siguruar nën kushte specifike, apo jo, nuk e dimë çfarë do të ishte praktika gjyqësore e Gjykatës për të drejtat e njeriut, ndonjë ditë”. Ai thekson se nuk dëshiron ta kritikojë institucionin, por se i njëjti nuk duhet të ngatërrohet me institucionet ekzistuese, “të mos jetojmë në të kaluarën, por të jetojmë në të ardhmen”. Timonie konsideron se PSP, “e adaptuar” duhet të bëhet pjesë e institucionit të rregullt i cili është “më tepër i kthyer drejt ardhmërisë, e më pak drejt të kaluarës”

– Edhe është krejtësisht e qartë se hapja e vazhdueshme e lëndëve të reja pa fund rrezikon të komprometohet i tërë sistemi. I bëjmë disa pyetje të caktuara edhe për aferat e fundit të cilat u hapën, vallë janë ato me të vërtetë pjesë e mandatit të PSP-së, këto janë të gjitha çështje për të cilat duhet të pyesim veten, a vlen të përkushtohet aq shumë kohë apo ndoshta duhet të përpiqemi të krijojmë sistem efikas të institucioneve të cilat ndoshta tanimë ekzistojnë, ose së paku në letër, të bëjmë ato të jenë sa më funksionale – thotë ambasadori francez.

Përkundër tij, Xhes Bejli, tashmë ish-ambasadori amerikan në vend, në intervistën e lamtumirës në emisionin “360 shkallë” ka theksuar se duhet të ketë përfundim të rasteve të PSP-së, se duhet të mbahen kapacitetet institucionale të asaj prokurorie dhe ndryshimet në ligjin nuk duhet të përdoren që “njerëz të caktuar të kalojnë nëpër boshllëqet”.

Në seancën e fundit qeveritare, të martën, ka dështuar tentativa të miratohet propozimi-ligjit për Prokurori publike, në versionin në të cilin PSP do të bëhej pjesë e Prokurorisë, por me hetimet kundër funksionarëve aktual, ndër të cilët janë edhe Ali Ahmeti në rastin “Regjistrim” dhe Bujar Osmani në rastin “Pacienti”.

Ky version i ligjit parasheh që hetimet e filluara ose që janë iniciuar pas 30 qershor 2017 të vazhdojnë, kur në ligin për PSP i skadon “afati i përdorimit” të Prokurorisë speciale.

Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska të enjten (28.02) deklaroi se “për momentin nuk ka dy të tretën e shumicës për ligjin”.

– Propozim-ligji të cilin e përpiloi Ministria e drejtësisë nuk është dorëzuar te VMRO-DPMNE, ndërsa nuk ishim të përfshirë as në grupin punues që e ka përgatitur dhe nuk do të ishte parimore ta komentojmë. Sa i përket PSP-së, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se PSP-ja e këtillë është dorë e zgjatur dhe instrument i Zoran Zaevit për qërim hesapesh politike – thonë në kreun e partisë opozitare.

BDI parimisht nuk kanë asgjë kundër PSP-së dhe punës së saj në mandatin për të cilin është formuar, por nuk kanë as koment për ardhmërinë e saj dhe të rasteve që i ka ngritur. Në anën tjetër, për ata interesant është qëndrimi i ambasadorit francez Kristijan Timonie.

– BDI nuk janë ata të cilët nuk pajtohen me ekzistimin e PSP-së – thotë burim i lartë i partnerit të koalicionit.

Edhe përkrah pesë tentativave, deri në fund të ditës LSDM nuk iu përgjigjën pyetjes se cili është qëndrimi i tyre për ardhmërinë e PSP-së dhe rastet të cilat i ka hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button