Përforcohen Volkswagen Golf GTI TCR dhe Golf R

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Oettinger, prezanton ofertën e saj të zgjeruar për dy modelet e Volkswagenit – Golf GTI TCR dhe Golf R.

Për Golf GTI TCR, Oettinger, ka zgjedhur mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer) me hapësirë për katër gypa prej 90mm për sistemin e shkarkimit të gazrave, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler) mbi çati, si dhe set të ri të rrotave dhe disa zbukurime me ngjyrë të kuqe në eksterier, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo kompani ofron edhe amortizatorët e modifikuar, boshtin më të gjerë të rrotave, si masat shtesë për mbrojtje.

1 / 11

Sa i përket Golf R, Oettinger po ashtu ofron mbrojtësin e përparmë të ri shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler) mbi çati, si dhe set të ri të rrotave.

Gjithashtu, Oettinger ofertën e vetë e mbyll me paketën për përforcimin e motorëve të këtyre dy modeleve të Volkswagenit. Tani, Golf GTI TCR është me kapacitet prej 360 kuajfuqi ndërsa Golf R me 500 kuajfuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button