Mbi 26 mijë specie në botë nën kërcënimin e zhdukjes

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) paralajmëron se më shumë se 26 mijë specie të gjallesave janë nën kërcënimin e zhdukjes, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA ka përpiluar nga të dhënat e IUCN me rastin e 3 marsit “Ditës botërore të Ruajtjes së Natyrës së Egër” thuhet se krahasuar me vitin paraprak është në rritje niveli i rrezikut dhe llojet e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja e cila rritet çdo vit e më shumë.

Në mesin e arsyeve që shumë lloje të gjallesave përballen me zhdukjen thuhet se janë ngrohja globale, rënia në vazhdim i habitateve natyrore dhe gjuetia ilegale. Po ashtu edhe përdorimi tokës në sektorin e bujqësisë, mobilerisë, minierave dhe infrastrukturës duke shkatërruar habitatet natyrore theksohet se kërcënojnë të ardhmen e specieve bimore dhe shtazore.

– Më shumë se 26 mijë specie nën kërcënimin e zhdukjes

Sipas “listës së kuqe” të vlerësuar nga IUCN me qendër në Zvicër, vihet në dukje se më shumë se 26 mijë specie të gjalla në botë janë nën kërcënimin e zhdukjes.

Në hulumtimet e kryera në vitin 2018, ndër speciet më të rrezikuara janë Pomarea Nigra, Himantopus Novaezelandiae, Gymnogyps Californianus.

Në listë tërheq vëmendjen se në zhdukje janë edhe llojet e zogjve si Pterodroma Magentae, Todiramphus Gambieri, Strigops Habroptila, Anas Laysanensis.

Ndërsa në krye të llojeve që janë nga më të rrezikuarit janë Diomedea Amsterdamensis, Pterodroma Cahow dhe Nipponia Nippon.

– Speciet e zhdukura në jetën e egër

Në mesin e kafshëve lloji i të cilëve është zhdukur janë Oryx Dammah, Zenaida Graysoni dhe Anaxyrus Baxteri.

Ndërsa në kategorinë ku vlerësohen si të ndjeshëm janë gjallesat Chelonoidis Vandenburghi dhe Leiolopisma Telfairii.

Në këtë listë gjithashtu përfshihen edhe Mitu Mitu dhe Corvus Hawaiiensis.

IUCN deri më sot ka ekzaminuar 96.951 lloje të kafshëve, bimëve dhe kërpudhave ndërsa deri në vitin 2020 ajo synon të vlerësojë gjithsej 160 mijë lloje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button