Sugareski: Inspektorati shtetëror për ndërtimtari do ta hetojë rastin në Matkë

Nëse inspektori i ndërtimtarisë kompetent nga komuna e Sarajit nuk ka vepruar në rastin në Matkë, atëherë inspektori i ndërtimtarisë nga Inspektorati shtetëror për ndërtimtari i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë hetim në punën e inspektorit kompetent nga komuna dhe do ta informojnë Ministrinë për transport dhe lidhje, ka deklaruar sot ministri i transportit Goran Sugarevsi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ja merr kompetencat komunës së Sarajit për rastin Matka, përcjell Portalb.mk.

“As si njeri as si ministër, nuk do të pranojë se institucionet nuk kanë kompetenca, ajo që këtyre ditëve po përhapet në opinion. Qartë kam kërkuar nga Inspektorati shtetëror për ndërtimtari, që ta hetojë punën, në bazë të kompetencave te veta dhe kuptohet këtu përfshihet edhe komuna e Sarajit si kompetente. Megjithatë në këtë rast nëse komuna e Sarajit nuk ndërmerr masa, Inspektorati shtetëror për ndërtimtari në pajtim me ligjin për ndërtimtari do t’i ndërmerr të gjitha kompetencat”, deklaroi ministri për transport.

Një platformë e ndërtuar së fundi përbri Kanionit të Matkës rrezikon kompetencat e sektorit të urbanizmit të Komunës së Sarajit. Nga Komuna e Sarajit thonë se do të mundohen të gjejnë një zgjidhje brenda kornizave ligjore, por pa e precizuar se a do të pranojnë rrënimin apo do të legalizoj platformën që po ndërtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button