RDK mbështet Stevo Pendarovskin për president

Në mbledhjen e Kuvendit qëndror të Rilindjes Demokratike Kombëtare të mbajtur sot, me unanimitet të plotë u konfirmua mbështetja për kandidatin konsensual për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

“RDK vlerëson se mbështetja e kandidatit konsensual ndodh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo kandidaturë ka kuptim të përkrahet dhe të votohet sepse nënkupton pranim të barabarsisë të të gjith qytetarëve të vendit. Votimi pro kandidatit konsensual, është dëshmia më e fortë që jep legjitimitet të përhershëm të Marrëveshjes së Prespës, ndryshimeve kushtetuese, si dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve. Votimi kundër kandidatit konsensual, ose abstenimi, nuk është asgjë tjetër përpos tentim për të deligjitimuar arritjet e deritanishme, për të deligjitimuar Marrëveshjen e Prespës, ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndryshimet kushtetuese dhe barabarsinë e plotë të të gjith qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media nga RDK.

RDK vlerëson se është momenti historik që shqiptarët, bashkarisht me qytetarët e nacionaliteteve më të vogla, të përkrahin fuqimisht kandidatin konsensual, që deklaron haptas se pranon të jetë kryetar i gjith qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe t’u jepet fund njëher e përgjithmonë, kandidatëve që angazhohen të kenë përkrahjen e vetëm një etnie, kurse të tjerët t’i shndërrojnë në argat të tyre për të patur shumicën, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button