Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut

Sonte, LSDM dhe BDI në takimin për të diskutuar se kush do të jetë kandidati i tyre i përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, zgjodhën që ky kandidat të jetë Stevo Pendarovski, njofton Portalb.mk 

Me këtë, Pendarovski hyri në garë për karrigen presidenciale së bashku me Gordana Siljanovska, e cila

LSDM dhe BDI mbajnë takim për kandidatin për kandidat presidencial

mbështetet nga VMRO-DPMNE.

“Sëbashku, përsëri të gjithë maqedonasit, shqiptarët, serbët, turqit, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë maqedonase, dallimet mes nesh ngelën pas një kandidati, Stevo Pendarovskit”, tha kryeministri Zaev.

Njëzet e katër kandidatë u paraqitën në njoftimin e hapur të partisë, njofton Portalb.mk

“Pendarovski ka vendosur prej kohësh të shkojë përpara dhe të tërheqë, dhe jo të shkojë prapa. Një mirënjohje e madhe për kandidatët e tjerë, ministrat e qeverisë që treguan madhësi dhe mbështetën kandidatin e partisë. Jetojeni bashkësinë tonë. Ky është një vendim historik. Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë Veriore”, tha Zaev.

Ahmeti nga ana tjetër tha se Pendarovski ka pasur përkrahjen më të madhe edhe nga elektorati shqiptar.

“Sigurisht që janë bërë anketime me të gjithë kandidatët, por Pendarovski ka pasur përkrahje më të madhe, po flas këtu për te elektorati shqiptar”, tha Ahmeti.

Stevo Pendarovski ishte kandidati presidencial i LSDM-së dhe në zgjedhjet e mëparshme presidenciale.

LSDM dhe BDI mbajnë takim për kandidatin për kandidat presidencial

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button