Gostivar: Janë djegur rreth 30 goma të automjeteve të vjetra, policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar (VIDEO)

Rreth tridhjetë goma të makinave të vjetra, autobusëve dhe kamionëve u dogjën në mëngjes në daljen e Gostivarit. Tymi i zi u vërejt menjëherë nga qytetarët të cilët shpejt iu drejtuan autoriteteve dhe shpërndanë informacion në rrjetet sociale, njofton Mkd.mk.

Tymi i gomave të djegura është shumë toksik dhe ndot mjedisin.

Nga MPB Tetovë konfirmuan informacionin rreth incidentit.

“Nga stacioni i policisë në Gostivar u dërguan ekipe në lokacionin e treguar. Vendi është duke u siguruar, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, dhe është bërë inspektimi nga një ekip i stacionit të policisë në Gostivar dhe nga inspektorë kompetentë nga departamenti i mbrojtjes së mjedisit, pasi që ndezja e gomave është e ndaluar”, njoftuan nga MPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button