Pas Model 3, Tesla ka ulur çmimin edhe për dy modele tjera me teknologji të fundit

Kompania e njohur amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka ulur çmimet e dy modeleve tjera me teknologji të fundit për blerësit potencialë.

Pas uljes së çmimit të Model 3 në 35,000 dollarë, prodhuesi amerikan po ashtu ka ulur çmimin edhe të dy modeleve tjera me teknologji të fundit – Model S dhe Model X, shkruan engadget.

Tani, Model S dhe Model X kushtojnë 83.000 dollarë dhe 88.000 dollarë, çmimi i ulur nga 96.000 dollarë, transmeton Koha.net. Kjo e bënë Model S 4.000 dollarë më të shtrenjtë se versioni bazë.

Gjithashtu, të dy modelet në version Performance tani kushtojnë 13.000 dollarë më pak. Model S Performance tani kushton 99.000 dollarë (zbritje nga 112.000 dollarë), ndërsa Model X Performance 104.000 dollarë (nga 117.000).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button