fbpx

Dhjetra gazetarë venezuelian të bllokuar në Kolumbi

Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit i Venezuelës ka bërë të ditur se dhjetra gazetarë janë bllokuar në Kolumbi, pasi pika kufitare me Venezuelën u mbyll gati një javë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Unioni i Punonjësve të Shtypit theksoi se rreth 50 gazetarë të mediave venezueliane, që ishin në detyrë për të mbuluar arritjen e ndihmës humanitare të SHBA-ve në qytetin kolumbian Cucuta, janë në pritje për rihapjen e pikës kufitare ndërkohë që vetëm një grup i vogël i tyre kanë arritur të kthehen në shtëpi.

Gazetarja venezueliane, Isayen Herrera, së bashku me dy kolegët e saj, të cilët u përpoqën të kthehen në Karakas duke kaluar urën Simon Bolivar që lidh Venezuelën dhe Kolumbinë, duhet të kthehen në Bogota dhe pastaj të marrin avionin për në kryeqytetin Karakas.

Për Herrera-n nuk është problem për të udhëtuar me avion, sepse ajo ka mbështetjen e një medie ndërkombëtare dhe hyri në territorin kolumbian me pasaportën e saj, jo me kartonin e lëvizjes kufitare TMF sikurse 7 gazetarë tjerë dhe një fotoreporter.

Vetëm një gazetar, i cili hyri në Kolumbi me kartonin TMF, ka arritur të kthehet në shtëpi duke udhëtuar me një avion pas alarmit të së dielës për mbylljen e kufirit.

Të tjerët nuk ishin aq me fat dhe ata duhet të arrijnë në tokën venezueliane në këmbë duke kaluar kufirin përmes lumit Tachira, i cili tashmë është i thatë.

Siç raporton korrespondenti i AA-së nga vendi i ngjarjes, ndër grupin e gazetarëve që janë kthyer në Venezuelë, njëra ishte shtatëzënë 5-muajshe. Ai tha se ata që ende presin rihapjen e kalimit kufitar shpresojnë se së shprejti do të kthehen në territorin e Venezuelës.

Të premten, Venezuela urdhëroi mbylljen e përkohshme të kufirit të vendit me Kolumbinë për të parandaluar hyrjen e ndihmës humanitare të SHBA-ve në vend.

Të paktën 4 persona u vranë dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur të shtunën gjatë protestave anti-qeveritare në Veneuelë. 50 persona po ashtu u arrestuan, pasi u përleshën me forcat e sigurisë në kufirin kolumbian.

Protestuesit apeluan deri te qeveria për hapjen e kufijve për të lejuar ndihmën për Venezuelën.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas votimit të bojkotuar nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Juan Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u shpall president i përkohshëm më 23 janar, një levizje që u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende evropiane dhe të Amerikës Latine.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close