Zgjedhjet presidenciale, Gashi: E mbështesim kandidatin e përbashkët të koalicionit qeveritar

Lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi, njoftoi se ata e përkrahin kandidatin konsensual për zgjedhjet presdienciale, njofton Portalb.mk.

“Sapo e përfundova takimin me Kryeministrin Zaev dhe diskutuam përsëri për mundësinë e mbështetjes së një kandidati të përbashkët. Duke vlerësuar faktin se kjo është hera e parë kur po vendosim një standard të këtillë, që partitë të diskutojnë mes vete para se ta propozojnë emrin e kandidatit, në emër të partisë AlternAtivA shpreha gatishmërinë tonë që ta mbështesim një kandidat të përbashkët, që do të jetë përfaqësimi më i denjë i shoqërisë multietnike në Maqedoni. Tashmë jemi shumë afër këtij kandidati. Në mbrëmje, në takimin e liderëve, do ta publikojmë edhe emrin e përveçëm”, shkruan Gashi.

LEXO: Të dielën do të promovohet kandidati i koalicionit qeveritar për president të Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button