“Parqe dhe Gjelbërime” me buxhet rekord, Ardijan Muça: Do të realizohen 43 projekte

Gjatë vitit 2019-të, Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” do të ketë buxhetin rekord, prej 140 milionë denarë. Në kuadër të këtij buxheti do të realizohen 43 projekte, përfshirë edhe mbjelljen 12 mijë drurëve, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Muça në takimin joformal me gazetarët, vlerësoi se në vitin 2017-të ka pasur rritje të realizimeve për 100 për qind.

“Dëshirojmë ta ndryshojmë mënyrën e funksionimit, përfshirë edhe ngrijën e nivelit të transparencës. Vjet, për krahasim nga viti 2016-të dhe 2017-të, kemi rritje të punës për 100 për qind. Nëse në vitin 2017-të ka pasur 65 mijë metra katrorë të hapësira të gjelbra, të rikonstruara dhe të ngritura që nga fillimi, këtë vit kemi 127 mijë metra katrorë. Për këtë vit janë paraparë 43 projektet të reja, 140 milionë denarë”, tha Muça.

Sa i takon dy parqeve, atë në malin Gazi Babë dhe Saraj, nuk janë paraparë mjete për ngritje të tyre, përveç se për mirëmbajtje për këtë të fundit.

Për parkun në malin Gazi Babë, Muça sqaroi se aty planifikohej të ngritet “Park Adrenalinë”, mirëpo për shkak se në Maqedoni të Veriut nuk ka ndërmarrje që mund ta ndërtojë një të tillë, për të njëjtin nuk janë paraparë mjete për këtë vit.

“Presim se ndoshta mjete do të ndahen me rebalancin”, tha Muça.

Ai është shprehur i prerë, se në rast se kushtet atmosferike nuk janë ideale, projektet nuk nisin të realizohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button