Prokuroria dha detaje për vrasjen e 23-vjeçarit në Strugë

Prokurori publik kompetent i Prokurorisë së Strugës bashkë me ekipin e ekspertizës së Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në fshatin e Strugës Poum ku dje pasdite është privuar nga jeta një 23-vjeçar, njofton Portalb.mk.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur në rrugën lokale në afërsi të Strugës me armë zjarri është shtënë në djaloshin tanimë të ndjerë dhe babain e tij 46-vjeçar. Të dëmtuarit kanë lëvizur në rrugë me automjet kur në afërsi të tyre është afruar i dyshuari 22-vjeçar, me një automjet tjetër. I dyshuari ka filluar të gjuajë, fillimisht me pistoletë, pastaj me pushkë gjuetie, gjatë së cilës është vrarë 23-vjeçari, ndërkaq babai i tij ka marrë lëndime të rënda”, thonë nga Prokuroria.

Pas kryerjes së veprës, siç njofton Prokuroria, i dyshuari është arratisur, por më pas vetë është paraqitur në stacionin policor.

Prokurori publik ka dhënë urdhër që të zbatohet procedurë hetimore për shkak të ekzistimit të dyshimit se i dyshuari ka kryer vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 3 dhe “Posedim, përpunim dhe tregtim me armë” sipas nenit 396 nga Kodi Penal.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Strugës do të dorëzojë edhe propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar”, shtojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button