Ekspozitë me vepra ku shfaqet gruaja do të mund të shihni në Galerinë e Maqedonisë

“Gjatë gjurmimit të atyre temave të historisë së artit, ku gruaja është përherë e pranishme, duke filluar nga parahistoria, antikiteti e deri te humanizmi, rilindja dhe modernizmi, në artin bashkëkohor dhe modern të rajonit dhe Maqedonisë, gjejmë skena të tilla që dëshmojnë se gruaja është një frymëzim i pashtershëm për artistët”.

Galeria kombëtare e Maqedonisë me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të gruas  zgjodhi pikërisht këtë temë për ekspozitën e koleksioneve të saj. Duke treguar respekt për ditën botërore të shënimit të luftës së gruas për barazi ekonomike, politike dhe sociale, në këtë ekspozitë shfaqen vepra artistësh, ku shfaqet gruaja me të gjithë bukurinë e saj si nënë, ideal, luftëtare, frymëzim, e dashur, dëshirë…

.

Në këtë koleksion bëjnë pjesë vepra të autorëve të Maqedonisë si nga gjenerata më e vjetër (Llazar Liçenoski, Nikolla Martinoski, Dimo Todorovski, Borko Llazeski, Petar Mazev...), ashtu edhe nga ajo më e reja (me artistë si Rubens Korubin, Aco Stankoski, Todorçe Atatnasov, etj.) si dhe vepra autorësh të ish Jugosllavisë (Vllaho Bukovac, Toma Rosandiq, Ivan Meshtroviq…), ku vajza, gruaja dhe nëna  janë frymëzimi kryesor i krijimtarisë së tyre.

Ekspozita është projekt i programit të GKM për vitin 2019, i mbështetur nga Ministria e kulturës. Do të hapet nga Ana Martinoska, profesoreshë për studime kulturore në Institutin e letërsisë maqedonase dhe kuratorit Goraço Gjogjievski dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button