Rakitic ua mbylli dyertë ekipeve të interesuara: Jam i lumtur te Barcelona

Ivan Rakitic ka hedhur poshtë thashethemet që flasin për një lëvizje të mundshme te Interi ose tek ndonjë skuadër tjetër, duke këmbëngulur se Barcelona është e ‘përsosur’ për të.

Interi thuhet se ishte afër të mbyllte një marrëveshje për të nënshkruar me Rakitic për sezonin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Por, mesfushori kroat e bëri të qartë se ai nuk do të largohet nga Barcelona në drejtim të tyre por as tek ndonjë ekip tjetër nëse nuk detyrohet një largim nga klubi.

“A jeni italian?”, u pyet fillimisht gazetari nga Rakitic në intervistën e tij me mediumin DAZN.

Ivan Rakitic (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Më pëlqen të jetoj në Spanjë. Për fat të keq nuk mund të kërkoj një pasaportë sepse unë tashmë kam dy”.

“Përndryshe unë do të kërkoj edhe një spanjolle sepse jam mirë këtu dhe jam i lumtur”.

“Familja ime është e lumtur këtu dhe vajzat e mia po bëjnë mirë në Barcelonë sepse jemi afër Sevillas”.

“Prandaj, qëndrimi këtu është i përsosur për mua”, përfundoi kroati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button