Incident i armatosur në Strugë, ka mbetur i vrarë një 23 vjeçar

Një 23 vjeçar nga fshati Poum i Strugës dje në orët e pasdites është qëlluar më armë zjarri.

Sipas informative të Alsat nga SPB Ohër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, kur personi me iniciale U. B. i lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. i lindur në vitin 1996 dhe V.B i lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. 23 vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje derisa V.B. është dërguar në spitalin e Strugës, transmeton Koha.

Personi U.B. i cili ka gjuajtur me armë siç njoftojnë nga policia vetë është paraqitur në stacionin policorë të Strugës. Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button