Trump: SHBA mori “100 për qind” të kalifatit të DEASH-it

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë marrë përsipër “100 për qind” të territorit të DEASH-it në Siri, një paralajmërim që presidenti amerikan javëve të fundit vazhdimisht ka thënë se do të ndodhte, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani është 100 për qind, që sapo kemi marrë kontrollin, 100 për qind të kalifatit. Kjo do të thotë territorin, tokën, ne kemi 100 për qind. Ne e kemi të tërën”, u tha Trump trupave në bazën ajrore Elmendorf në Alaskë.

Trump ndaloi në bazën ajrore për t’u furnizuar me karburant në rrugën e tij të kthimit nga kryeqyteti Hanoi i Vietnamit, ku u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Ne e arritëm këtë në një kohë shumë më të shkurtë se sa supozohej”, tha Trump.

Trump paralajmëroi “tërheqje të shpejtë” të trupave të SHBA-ve nga Siria në muajin dhjetor, duke pretenduar se koalicioni global kishte arritur të mposht DEASH-in si “arsye të vetme për të qenë e pranishme” atje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button