Antikorrupsioni me procedurë kundërvajtëse për rektorin Pollozhani, ja me sa euro do të gjobitet

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion) ka njoftuar se ndaj rektorit të Universitetit “Nënë Terezë”, Aziz Pollozhani do të realizojë procedurë kundërvajtëse, për shkak se i njëjti nuk ka dorëzuar listë anketuese pasi është emëruar rektor, transmeton Portalb.mk.

Sipas asaj që deklaroi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, Pollozhani do të gjobitet në bazë të nenit 109 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, më së shumti deri në 500 euro.

“Personi Aziz Pollozhani, pasi është emëruar rektor në Universitetin “Nënë Terezë”, nuk ka vepruar në bazë të nenit 82 të Ligjit, dhe për këtë realizohet procedurë kundërvajtëse sipas nenit 109 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, tha Ivanovska.

Neni 109 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, thotë se:

“Gjobë në vlerë prej 300 deri 500 euro në kundërvlerë denarë do t’i parashtrohet personit të zgjedhur ose të emëruar”, thuhet ndër të tjerash në ligj.

LEXO: Antikorrupsioni për nepotizmin gjatë punësimeve: Të përfshirë Milloshoski, Janushevi dhe Bozhinovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button