Ministri Spasovski: Me reformat në shërbimin e sigurisë, do të fshihet termi “polici sekrete”

“Si shtet, ne duam që pas 28 vitesh të çlirohemi nga termi ‘polici sekrete'”. Kështu ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski i shpjegoi reformat e sistemit të inteligjencës, të cilat duhet të fillojnë me një pako ligjesh dhe ndryshimeve ligjore, të cilat qeveria miratoi në seancën e 19 shkurtit, e tani sapo kanë hyrë në procedurë parlamentare, njofton Portalb.mk.

Me ligjet e reja krijohen dy organe të reja, Agjencia për Siguri Nacionale, e cila do krijohet nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e ndarë nga MPB-ja dhe pa kompetenca policore, dhe Këshilli për koordinim me omunitetin e sigurisë dhe inteligjencës, të cilin do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev.

Mekanizëm i fuqishëm për mbikëqyrje dhe kontroll, kritere shumë të rrepta për punësimin, heqje të kompetencave policore dhe ndarje e DSK-së deritanishme në agjenci të veçantë të qeverisë janë karakteristikat kryesore të reformës.

“Me kontrollin dhe përgjegjësinë e cila parashihet, asnjë agjenci qeveritare nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me pushtetin dhe t’i monitorojë komunikimet, përveç kur dëshmohet se ka nevojë”, tha Spasovski.

Me këtë reformë, mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar, që e kryejnë komisionet amë të Kuvendit, do të përforcohet me ekspertë, ndërsa kontroll mbi shërbimet do të kenë edhe Prokuroria Publike dhe Këshilli Civil.

Por edhe qytetarët do të kenë pasqyrë në punën e Agjencisë për Siguri Nacionale, pasi që do të ketë të drejtën që, nga Agjencia t’i kërkojë të dhënat që agjencia eventualisht i ka ose i mbledhë për të.

Besueshmërinë e trupit të ri duhet gjithashtu ta garantojnë edhe kriteret e reja për punësim në shërbimin e sigurisë.

“Secili që nuk do të kalojë kontrollin e sigurisë do të shkarkohet nga pozita”, tha Spasovski.

Legjislacioni i ri, sipas MPB-së, parashikon procedura dhe masa rreptësishtë të përcaktuara, për grumbullim të të dhënave. Agjencia do të mbledhë të dhëna për mbrojtjen e rendit kushtetues ose shtypjen e rasteve serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Të dhënat nuk do të mund të përdoren si provë, por në bazë të tyre, në qoftë se ka indikacione për vepra penale, do të vazhdojë të veprojë policia gjyqësore.

Sipas dinamikës së reformave, të cilat përfshijnë katër vendet partnere, ndërsa sipas MPB-së, janë në përputhje të plotë me kriteret e Komisionit Evropian dhe NATO, Agjencia për siguri nacionale duhet të fillojë me punë më 1 qershor.

LEXO: DSK-ja duhet të ndahet nga MPB-ja deri në qershor të 2019-s, thotë koordinatori Pendarovski

Ndarja e DSK-së nga MPB-ja erdhi pasi që Qeveria e Maqedonisë vendosi për modelin e dytë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Zgjedhja e modelit të funksionimit të DSK realizohet në kuadër të reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë.

LEXO: Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë
LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Reformat në sistemin e shërbimeve të sigurisë në pesë hapa:

Hapi i parë: Formimi dhe nisja me punë e Agjencisë Teknike Operative (ATO),
Hapi i dytë: Zgjedhja e modelit funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK),
Hapi i tretë: Formimi i trupit formal të pavarur që do të mundësojë koordinim dhe menaxhim formal ndërmjet institucioneve të sistemit të shërbimeve të sigurisë,
Hapi i katërt: Diskutim i segmenteve të ndryshme të sistemit të shërbimeve të sigurisë – roli i presidentit të shtetit dhe
Hapi i pestë: Miratimi i ligjit për shoqërinë e zbulimit dhe sigurisë nëpërmjet të cilit do të definohet mandati i çdo individi (vendim i Qeverisë së Maqedonisë).

LEXO: DSK do të reformohet dhe do të riemërohet në Agjencia për Siguri Nacionale
LEXO: Kostovski: Përgjimet në DSK janë ndarë në kategori, LSDM, politikanë shqiptarë, biznesmenë, gazetarë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button