Samsung dënohet me 1 miliardë dollar, kopjoi nga Apple

Samsung do duhet t’i paguajë 1 miliardë dollarë dëmshpërblim Apple-it. Kështu ka vendosur një gjykatë amerikane që ka qenë e ngarkuar me procesin gjyqësor mes dy gjigandëve të teknologjisë botërore. 

Sipas mediave amerikane, Apple akuzonte Samsung-un se kishte kopjuar dizajnin e iPhone dhe iPad dhe kërkonte 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblim. Samsung, nga ana e tij, akuzonte Apple për “kopje” dhe kërkonte 442 milionë dollarë dëmshpërblim.

Pritet apelimi i këtij vendimi nga Samsung.

Apple dhe Samsung janë prodhues të më shumë se gjysmës së tablet-ave dhe smartphone-ve në të gjithë botën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button