Udhëtojmë me autobusë të moshës madhore, mbi 18 vjet të vjetër

Autobusët dhe minibusët në të cilët udhëtojnë qytetarët tonë në Maqedoni dhe jashtë saj janë të moshës mesatare mbi 18 vjet, tregojnë statistikat e Entit Shtetëror për Statistikë për vitin 2017, vit ky i fundit për të cilin ka të dhëna zyrtare. Njëkohësisht, numri i autobusëve dhe minibusëve të regjistruar ka qenë 3.200. Këto shifra shumë pak kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit, përkatësisht mosha mesatare në këtë periudhë është pothuaj e njëjta dhe është diku rreth 17,7 vjet, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Në atë “moshë” – 18 vjet – është edhe autobusi i “Durmo Turs” prej Gostivarit, i cili natën e 13 shkurtit të këtij viti doli prej autostradës Shkup-Tetovë në fshatin Llaskarcë e pastaj u përmbys, duke marrë 15 jetë, kurse 30 ishin të lënduar. Në rrjetet sociale ditët në vijim diskutohej se autobusi ka qenë shumë i vjetër dhe se ky ka qenë shkaku për fatkeqësinë. Derisa pritet njoftimi për shkakun e vërtetë për fatkeqësinë nga Prokuroria Publike, faktet megjithatë flasin se vjetërsia mesatare e automjeteve për transport të udhëtarëve dhe të grupeve është 18 vjet.

LEXO: Profesori Zllatkovski: Ka ndodhur diçka me shoferin, nuk ka gjurmë se e ka frenuar autobusin

Se kjo shifër nuk do të ndryshojë shumë për të mirë, përkatësisht që aspak nuk do të vjen deri të “ripërtëritja” e flotës së automjeteve të firmave për transport të udhëtarëve flasin shifrat për importin e autobusëve dhe minibusëve në Maqedoni. Prej gjithsej 10 autobusëve dhe minibusëve të importuar në janar të këtij viti, shtatë janë të vjetër, ndërsa tre janë të ri, tregon statistika e Drejtorisë Doganore.

Megjithëse bëhet fjalë për shifra të vogla, korrelacioni prapë se prapë e tejkalon atë që e kemi parë rregullisht pothuaj çdo muaj për nëntë vitet e kaluara – me një ose asnjë autobus të ri. Në çdo muaj të vitit 2018 janë importuar mesatarisht nga 15-16 autobusë të përdorur. Prapë se prapë, korrelacioni i tillë tash për tash nuk mund të jetë parashenjë e tendencës së rinovimit për arsye të thjeshtë që shifrat janë shumë të vogla dhe ka kaluar vetëm një muaj i këtij viti.

Kur flasin për importin, vitin e kaluar për tetë muaj nuk është importuar asnjë autobus i ri, në mars është importuar një, kurse pas një pauze dymujore, në qershor regjistrohet import i dy autobusëve që pastaj përsëri pas një “pauze” prej dy muajsh ka import të një autobusi për transport të udhëtarëve, e pastaj në dhjetor importohen madje tre – shifër që përsëritet edhe muajin e ardhshëm, përkatësisht në janar të këtij viti.

Shkurtimisht, i gjithë viti 2018 ka përfunduar me shtatë autobusë të ri ose minibusë dhe 208 të moshuar. Gjatë kësaj, prokurimet rekorde për vitin 2018 janë në muajt tetor dhe nëntor, kur janë ble 29 automjete të përdorura.

Importi shumë i ulët i autobusëve të ri dhe minibusëve prej këtij viti është përsëritur edhe në vitin 2018. Kështu, para dy vitesh për gjashtë muaj nuk është regjistruar prokurim, derisa për pesë muaj janë ble nga një autobus ose minibus, kurse lëvizje është shënuar vetëm në korrik, kurse janë importuar dy automjete të reja për transport në grupe.

Pothuaj në mënyrë identike – një ose asnjë autobus i ri në nivel mujor – është edhe në vitet që vijojnë, përkatësisht prej vitit 2010 deri 2016.

Viti 2010 sjell ndryshim të madh, për shkak të liberalizimit të importit të automjeteve të përdorura prej jashtë shtetit, që hyri në fuqi më 13 mars. Lehtë fillon të zmadhohet importi i autobusëve dhe minibusëve, kurse i njëjti në vitin 2011 përjeton bum.

“Mosha e akumuluar” e autobusëve në këtë periudhë, përkatësisht mesatarja prej 18 vjet dhe 1 muaj vështirë do të tejkalohet edhe për disa vite, madje edhe nëse vërtetë korrelacioni i autobusëve të importuar të ri dhe të vjetër vjen deri prej 3 në 7, siç është tani.

LEXO: Tragjedi! 15 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button