Gresa Behluli do të martohet së shpejti

Gresa Behluli, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore e qytetare në Kosovë, Shkurte Fejza, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Vetëm pak ditë më parë ajo risolli në versionin e saj disa prej këngëve të vjetra shqiptare, të cilat ende dëgjohen e këndohen nga të gjithë. Ndër to, Gresa veçoi si më të preferuar këngën “Mora Fjalë”, këngë kjo e kënduar nga e ëma, transmeton Top Channel. Sa i përket jetës personale, bjondia simpatike tregoi që ka nisur përgatitjet për dasmën, madje zbuloi ekskluzivisht për “Ftesë në Pesë” datën e martesës.

 

Gresa dhe partneri i saj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në datën 30 Mars.

Vlen të përmendim që çifti kanë kohë që janë në një lidhje dashurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button