SHGM e ka propozuar Naser Selmanin për Këshillin e ASHAVM-së

Debat të zjarrtë, në Këshillin drejtues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shkaktuar pika e propozimit për anëtar të Agjencisë së shërbimeve audio dhe audiovizuele mediatike (ASHAVM) nga shoqata e gazetarëve, transmeton META, përcjell Portalb.mk. 

Nga pesë kandidatët e paraqitur në thirrjen e hapur, shumica e Këshillit drejtues ka vendosur të propozojë kryetarin e mëparshëm të SHGM-së, Naser Selmanin.

Vendimi nuk ka qenë i njëzëshëm, por në proporcion gjashtë anëtarë pro, ndërsa tre kundër.

Sipas një pjese të anëtarëve me të cilët biseduam, ekziston edhe çështja vallë kryetari aktual Mlladen Çadikovski ka bërë marrëveshje me Selmanin, i cili në rolin e kryetarit të SHGM-së në fund të mandatit haptas ka lobuar mes anëtarësisë për Çadikovskin, e si zëvendësim për lobimin, Selmani të fitojë vend në Këshillin e ASHAV-së.

Kryetari i tanishëm Çadikovski mohoi të ketë marrëveshje mes tij dhe Selmanit, i cili si shpërblim për lobimin do të fitonte vend në Këshillin e ASHAV.

  • Nuk ka marrëveshje të tillë. Propozimi nuk është i imi, por i Këshillit drejtues. Deshëm të japim një propozim që të mbetet mënyra e njëjtë e komunikimit me institucionet, por edhe ta shmangim lobimin. Nuk kalkulojmë politikisht pasi ne jemi shoqatë e gazetarëve-deklaroi Çadikovski.

Në pyetjen a ka mundësi që vetëm me një propozim SHGM-ja të mund ta humbas vendin në ASHAV, Çadikovski ka thënëë se nuk mendon që kjo mund të ndodh.

-Kjo do t’i shkaktonte dëm reputacionit të Kuvendit dhe reputacionit të shtetit në përgjithësi para BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, në qoftë se ndodh të mos miratohet propozimi i SHGM-së –thotë Çadikovski.

Ai shton se SHGM-ja ka pasur shpallje publike, në të cilën janë paraqitur katër kandidatë. Dy prej tyre më parë ishin anëtarë të trupave publik të propozuar nga SHGM-ja, me çka shumica e Këshillit drejtues ka konsideruar se nuk ka nevojë të mbështeten persona të cilët veç më kanë pasur funksione.

Naser Selmani nuk ka përvojë pune në organizatën radiodifuzive. Para ardhjes në SHGM, më shumë vite ishte gazetar në gazetën “Vest”. Në nenin 14 të Ligjit të ndryshuar për ASHAV, qëndron se “kandidatët për anëtarë të Këshillit të cilët janë paraqitur në konkursin publik janë të obliguar të dorëzojnë kandidim në të cilin detajisht do ta shënojnë përvojën e tyre të punës dhe arritjet në sferën në të cilën janë ekspertë” (neni 14, Ligji për ASHAVM, 2018).

Me vendimin e Këshillit drejtues të SHGM-së, këtë propozim do ta shqyrtoj Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që sipas ligjit, është i obliguar të organizojë debat publik për kandidatët që i plotësojnë kushtet. Në debat do t’i ftojë organizatat të cilat i kanë mbështetur kandidatët, organizata tjera mediatike dhe profesionale të gazetarëve, organizata joqeveritare nga sfera e medieve dhe subjekte tjera relevante.

SHGM-ja është vetëm njëri nga më shumë propozues të autorizuar, që do të thotë se mund të pranohet ose të refuzohet. Për propozim listën përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të Këshillit, Komisioni vendos me shumicë prej dy të tretave. Pastaj, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i emëron anëtarët e Këshillit me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, me ç’rast nevojitet edhe shumica e votave të deputetëve të cilët u takojnë bashkësive që nuk janë shumicë.

Përndryshe, drejtuesit e shoqatës së gazetarëve deri më tani ia kanë dalë të pozicionohen mirë. Sa për ilustrim është organizata e njohur QMBN, ku Naser Selmani është anëtar i Bordit deri në vitin 2022, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i SHGM Dragan Sekulovski një vend në Këshill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button