Qyteti i Shkupit do të themelojë ndërmarrje të re publike “Lajka” për trajtimin human të kafshëve endacake

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotshme e miratoi vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike për trajtimin human të kafshëve endacake, ndërsa ndërmarrja e re do të quhet Lajka.

Ndërmarrja  e re publike do të formohet nga shërbimet ekzistuese që deri tani kanë funksionuar në kuadër të NP “Higjiena komunale” dhe e njëjta do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet, të cilat përfshijnë kapjen e kafshëve endacakle, transporti i tyre deri në stacionar, pranimin dhe kontrollën nga veterineri i autorizuar, testimi laboratorik i kafshëve për sëmundje të caktuara, sterilizimi, akomodimin post-operativ, shërimin dhe kujdesin, kujdesin veterinar, identifikimin dhe regjistrimin, vaksinimin dhe kthimin në vendin kprej ku është marrë ose ndëmarrje e procedurave nga qytetarët e interesuar për birësimin e tyre, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Formimi I kësaj ndërmarrjeje të re publike që do të merret ekskluzivisht me këtë çështje është e nevojshme për disa arsye, para së gjithash për shkak të mangësive të sistemit të deritanishëm  të punës me kafshët endacake, gjë që rezultoi në rritjen e pranisë së qenve endacakë në zonat publike të qytetit dhe me këtë u krijua rrezik real për sigurinë e qytetarëve. Gjatë vitit 2018 janë ngritur mbi 200 padi kundër Qytetit të Shkupit dhe NP  Higjiena Komunale për kompensimin e dëmit për sulm dhe kafshim nga qentë e rrugës.

Sistemi i ri do të mundësojë Qyteti i Shkupit në mënyrë strategjike të përballet me problemin e kafshëve endacake në rrugët e Shkupit, duke krijuar kontroll efektiv mbi popullsinë e qenve endacakë në qytetin e Shkupit. Pikërisht për këtë, në krijimin e  organizimit të ndërmarrjes dhe organeve të saj do të jenë të përfshirë dhe OJQ-të me përvojë në sferën e mbrojtjes së kafshëve, me qëllim që numri i qenve endacakë të minimizohet edhe atë në mënyrë që do të sigurojë mirëqenien e tyre, por në të njëjtën kohë të sigurohet lëvizja e sigurt e qytetarëve në sipërfaqet publike rë qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button