Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Malin e Zi, sot ishte i pranishëm në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Malit të Zi.

Votimi ishte unanim dhe për Protokollin u prononcuan për 44 deputetë.

Pas ratifikimit, Talat Xhaferi kishte takim bilateral me mikpritësin e tij, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Kuvendin i Malit të Zi tashmë ka vendosur në rend të ditës ratifikimin e Protokollit.

Në seancën plenare ku do të votohet ratifikimi do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i cili qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, në suaza të vizitës Xhaferi do të ketë edhe takim dypalësh me nikoqirin e tij kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button