Treni nga Manastiri për në Greqi do të mund të qarkullojë prej në pranverë

Përafërsisht 95 për qind e punëve ndërtimore për ndërtimin e hekurudhës nga Manastiri deri në Kremenicë të kufirit maqedonas-grek kanë përfunduar. Në muajt e ardhshëm duhet të kryhen punët e fundit për instalimin e pajisjes për sinjalizim dhe telekomunikim, rrugët qasëse dhe kyçja e objekteve hekurudhore në rrjetin e energjisë elektrike, ujësjellësin dhe kanalizimin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Përfundimi dhe kompletimi i punëve të hekurudhës si objekt krejtësisht i përfunduar planifikohet për në fund të marsit, gjegjësisht në fillim të prillit dhe më pas do të pasojë pranimi teknik dhe lëshimi në funksion i hekurudhës për qarkullimin e trenave”, theksojnë për “Meta”-n nga Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura.

Vitin e kaluar janë përfunduar pjesa më e madhe e punëve ndërtimore të hekurudhës së gjatë 17 kilometra. Me projektin janë ndërtuar 9 ura, 30 kalime për kafshë, objekt i ri i stacionit për sinjalizim dhe telekomunikim në lëvizjen mes Manastirit dhe Kamenicës. Hekurudha me vlerë prej 17.2 milionë euro është financuar me grandet e Bashkimit Evropian (6 milionë euro) dhe me mjete të buxhetit shtetëror (11 milionë euro).

Lëshimi në përdorim i hekurudhës së re në Korridorin 10 sërish do të mundësojë vendosje të linjës së rregullt hekurudhore nga Manastiri deri në Lerin, por edhe lidhje të rajonit pellagonik me portin e Selanikut.

Nga hekurudhat e Maqedonisë tashmë kanë informuar se janë në negociata me kompaninë hekurudhore greke “TrainOSE për vendosjen e trenave mes Manastirit dhe Lerinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button