Deskoska partive: Nëse jeni për hapjen e bisedimeve me BE-në, votojeni Ligjin për Prokurorinë Speciale

“Të gjitha partitë politike duhet ta kenë në mendje që nëse duan të hapen bisedimet duhet ta votojnë Ligjin për Prokurori Publike, në të cilin është pjesë edhe Prokuroria Speciale”, këtë e tha sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, në pyetjen nëse ka plan B në rast se nuk sigurohen 80-të deputetët e nevojshëm për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, njofton Portalb.mk.

“Dua vetëm ta transmetoj porosinë e bashkësisë ndërkombëtare, veçmas nga BE, se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë njëra ndër elementet kyçe që do të vendos për miratimin e vendimit për hapjen e bisedimeve. Të gjithë partitë politike të cilat punojnë për hapjen e bisedimeve duhet që ta kenë atë në mendje dhe të jenë të vetëdijshëm se në fund gjithçka mund të jetë e kotë nëse nuk e japin mbështetjen për Ligjin për Prokurori Publike”, tha Deskoska.

Në lidhje me atë se deri ku është procedura me Ligjin për Prokurori Speciale dhe a është siguruar numri i nevojshëm i votave për miratimin e të njëjtit, Deskoska tha se tani ky ligj është në duar të deputetëve.

“Ligji është dorëzuar deri te deputetët të cilët duhet që të sigurojnë shumicë prej dy të tretave dhe ende nuk kemi konfirmim që ky ligj do të lëshohet në procedurë kuvendore”, shtoi Deskoska.

Në lidhje me atë se cili është qëndrimi i partnerit të koalicionit Deskoska tha se ende presin që t’i marrin qëndrimet.

“Për momentin kemi konfirmim se nuk kemi pajtueshmëri, që do të thotë se nuk kemi marrë konfirmim për pajtueshmëri për 80-të deputetët që duhet ta përkrahin këtë ligj”.

Ndryshe, ende nuk dihet se si do të jetë epilogu i fatit të Prokurorisë Speciale Publike, pasi që t’i mbarojë mandati, po punohet në gjetjen e mënyrës së si do të duhet që të vazhdojë me punë. Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Speciale parasheh zgjerimin e kompetencave, gjegjësisht që prokurorët në krye me Katica Janevën të ndjekin vepra edhe jashtë bisedave të përgjuara, gjegjësisht “bombave”. Por, për të kaluar ligji i ri për Prokurorinë Speciale, me të cilin parashihet vazhdim i mandatit, do të duhet që pushteti t’i sigurojë 80 vota, që sipas të gjitha gjasave do të jetë e vështirë, duke e pasur parasysh që VMRO-DPMNE tanimë gjatë kohë është në fushatë të hapur kundër ekipit të Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button