Argumenti mungon, pak punë për viktimat!

  • Kush të vrau?
  • Nuk e di saktësisht, por e di se njëri prej jush në këtë dhomë!
  • Nuk të pranohet vrasja, meqë nuk e di saktësisht!
  • Ore, mua më vranë, meqë ti jo, zbardhe se kush më vrau.

(Hetimet së bashku me mjegullat vazhdojnë, për arsye se vazhdojnë synimet e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht)

Në bazë të Hanit, për të këqijat që kanë ndodhur përgjatë qeverisjes së BDI-së, duhen argumente se BDI-ja i jetësoi ato të këqija. Argumentet nuk i kërkon as në gjykatë dhe as në prokurori, por në një debat. Madje, thotë se po të jetë aq e keqe partia e tij, Shqipëria dhe Kosova do t’ia vënë vijat e kuqe, thuajse në Shqipëri dhe në Kosovë gjendja është e shkëlqyer, sa për t’i marr prerazi qëndrimet e tyre kundrejt nesh. Në bazë të kësaj logjike të kalbur, ku me çdo kusht mëtohet të arsyetohet krimi, rregullimi juridik i statusit të pjesëmarrësve në luftën e 2001-shit, nuk ka lidhje me BDI-n si parti që 14 vjet kishte pushtet, po si rrjedhojë e krekosjes se kjo parti është parti e (për)dalë nga lufta. Nuk kemi argumente se BDI-ja e ka penguar një ligj të tillë. Tani ju lutem, mos pyesni se pse nuk e ka bërë, por kënaquni me faktin se nuk kemi argumente se ajo e ka penguar një rregullim juridik të tillë. Kaq vogëlsish mundohen ta arsyetojnë një dështim të madh!

As për montimet e shumta politike që shumë syresh dergjen nëpër burgje pa asnjë pikë faji, montime këto që ndodhën në kohën kur BDI-ja kishte pushtet, nuk kemi argumente (juridike) se prapa këtyre keqbërjeve qëndron BDI-ja. Pyesim, cili është roli i pasjes pushtet në shtet? Thjesht, del që roli i pasjes pushtet është për të marr rroga, mëditje dhe përqindje për ndonjë tenderë. Pastaj, për ta shtruar ndonjë rrugë me paratë e qytetarëve dhe gjithë meritat për t’i marr për vete, thuajse me para të prindërve të tyre shtruan pak asfalt.

Mirë, po e zëmë se BDI-ja nuk ka gisht në mynxyrat, burgosjet, dëbimin e shqiptarëve për në mërgim dhe përgjithësisht në humbjen e çdo vlere në vendin tonë! Meqë, kjo nuk ka gisht dhe kishte e ka pushtet, atëherë pse nuk i zbardh gjithë këto raste? Fundja, familjeve që pësuan rënd do t’ia qetësonin sadopak zemrat e përvuajtura, vuajtje këto që barkngopurit dhe shpirturiturit nuk mund t’i kuptojnë.

Shkruan: Iljasa Salihu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button