Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve publikoi detaje për rrahjen e Janakieskit dhe Ristovskit në Burgun e Shutkës

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve (DZS) në Ministrinë e Drejtësisë e ka shqyrtuar raportin e Burgut të të Shutkës dhe ka përgatitur procesverbal të vetin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme në burg, në të cilin janë shqyrtuar pikëpamjen e Drejtorisë në lidhje me incidentin në të cilin janë sulmuar fizikisht dy ish ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, njofton Portalb.mk.

“Theksojmë se në raportin e burgut, por edhe procesverbalin e Drejtorisë janë përshkruar procedurat e sigurisë së Burgut, të cilat nuk mund të ndahen me publikun për shkak të rrezikut të sigurisë, por edhe elementeve të cilat mund të jenë pjesë e procedurës së mëtutjeshme të organeve shtetërore”, thonë nga DZS

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve ka siguruar dokumentacion të plotë: Vërejtje zyrtare, deklarata nga personat zyrtar nga Burgu dhe përfaqësuesit e Policisë së Burgut, raporte mjekësore dhe incizime nga kamerat në hollët dhe shëtitoret ku kanë ndodhur incidentet, ndërkaq është kryer edhe bisedë me drejtorin e Burgut.

“Ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 11:00 – të përfshirët në incident janë parandaluar dhe ndarë edhe nga persona tjerë të paraburgosur, por edhe nga ana e burgut. Personi S.R. (Spiro Ristovski) ka kërkuar takim me avokatin e tij dhe ka refuzuar që të shkojë në spital. Në Ora 14:12 ka ndodhur incidenti i dytë, por këtë herë të paraburgosurit tjerë nuk kanë reaguar dhe nuk kanë ndihmuar që të ndalojë incidenti, por kanë qëndruar anash. Incidentin e ka ndaluar Policia e Burgut. Për këtë incident ka deklarata nga të përfshirët dhe të njëjtit kanë qëndrime të kundërta në lidhje me atë se kush e ka filluar incidentin verbal”, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

Në rekomandimet e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve kërkohet përgjegjësi për të gjithë personat zyrtarë që kanë lëshuar që të bëhet kësi skenari.

Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, ndërkaq sipas njohurive tona kanë filluar disa procedura disiplinore për përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.

Ata shtojnë se janë dhënë edhe rekomandime për rritjen e sigurisë në burg.

Përndryshe, dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieskidhe Spiro Ristovski, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg më 21 shkurt të këtij viti.

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka njoftuar se gjatë kohës së shëtitjes së rregullt, të Janakieskit dhe Ristovskit ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J. dhe E.K. i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.

Pas incidentit fizik Kotevski edhe formalisht e ka dorëzuar dorëheqjen në Qeveri, pasi që diçka të tillë ia kërkoi kryeministri Zoran Zaev, por, pavarësisht kësaj, Kotevski do të mbetet në krye të burgut deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, për shkak se në këtë periudhë nuk lejohet që të shkarkohen dhe emërohen zyrtarë shtetërore.

LEXO: Në burgun e Shutkës janë rrahur dy ish ministrat Ristovski dhe Janakieski
LEXO: Drejtori i Burgut të Shutkës flet për sulmin ndaj Janakievskit dhe Ristovskit

LEXO: Rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit: Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
LEXO: Pas rrahjes së Janakieskit dhe Ristovskit, Zaevi kërkoi dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

LEXO: BE: E dënojmë sulmin në burg ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button