Prokuroria nuk do të kërkojë masa tjera për sigurim të pranisë së Veljanoskit dhe Dimovskit

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) do ta vazhdojë hetimin kundër personave të përfshirë në procedurën hetuese të 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por tash për tash nuk do të kërkojë masa tjera për sigurim të pranisë së të dyshuarve.

“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do ta vazhdojë procedurën hetuese kundër personave për të cilët u interesuat. Tash për tash, Prokuroria nuk do të kërkojë masa tjera për sigurim të pranisë së personave”, thanë për Portalb.mk, nga PTHP-ja.

LEXO: Gjykata e ka pranuar njoftimin se s’ka kushte për heqjen e imunitetit të deputetëve, dy arsyet e Xhaferit për mosthirrje të votimit

Nevoja për kërkim të masave tjera për sigurim të pranisë së deputetëve Trajko Veljanoski dhe Ljupço Dimovski, vjen pasi që paraprakisht në Kuvendin e Maqedonisë nuk iu hoq të njëjtëve imuniteti dhe me këtë nuk u realizua paraburgimi i kërkuar paraprakisht nga PTHP-ja. Heqja e imunitetit nuk u hodh fare në votim, për arsye që i deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sepse në rastin e Dimovskit nuk kishte shumicë, e kurse në rastin e Veljanoskit nuk u rekomandua marrja e imunitetit nga Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Heqja e imunitetit për deputetin Trajko Veljanoski vjen pasi që e njëjta u kërkua nga Gjykata, për parashtrim të masës së parbaurgimit, të kërkuar nga PTHP-ja sepse dyshohet se, bashkë me Nikolla Gruevskin, Nikolla Boshkovskin, Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin kanë organizuar sulmin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të 2017-s.

Ndërkaq, marrja e imunitetit të deputeti Ljupço Dimovskit vjen pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare deri sa ka qenë ministër në Ministrinë e Bujqësisë, dhe bashkë me Mihail Cvetkovin, Aco Spasenoskin dhe Kristijan Dellevin kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 1.4 milionë euroTë njëjtëve u është ngrirë edhe pasuria.

Në opinion ka lindur dyshimi, se dështimi i heqjes së imuniteti të Veljanoskit dhe Dimovskit, mund të hapë rrugën për arratisjen e tyre. Kjo ka përplasur Kuvendin dhe Porkurorinë për marrjen e përgjegjësië në rast se ndodh e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button