Shkup, u publikua raporti që detajisht zbardh problemet në gjyqësor, Deskoska do t’i marrë parasysh

Gjyqësori në Maqedoni pjesërisht është i pavarur për shkak se kushtëzohet me faktorët politik dhe financiar, ndërkaq niveli i paanshmërisë vazhdon të jetë ende i ulët. Kështu thuhet në raportin e parë nacional nga Matrica e indikatorëve për matjen e performancave në gjyqësor, raporton Portalb.mk.

Gjatë prezantimit të raportit të parë nacional nga Matrica e indikatorëve për matjen e performancave në gjyqësor
Gjatë prezantimit të raportit të parë nacional nga Matrica e indikatorëve për matjen e performancave në gjyqësor

Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike pas një analize të thellë në të cilën janë kryqëzuar perceptimi, korniza ligjore dhe raportet relevante dhe të dhënat nga institucionet gjyqësore, e ka prezantuar raportin i cili mundëson vlerësim të performancave dhe reformave në gjyqësor në pesë fusha kyçe siç janë efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia, kualiteti i drejtësisë gjyqësore, pavarësia dhe paanshmëria dhe zhvillimi profesional dhe përfaqësimi i drejtë.

Nga gjetjet e hulumtimit, mund të theksojmë se gjyqësori i ka “punët mirë” me efikasitetin, por jo edhe me katër fushat tjera. Më poshtë ua prezantojmë shkurtimisht konkluzat e raportit.

  • Efikasiteti

Gjendja me efikasitetin tregon se edhe përskaj infrastrukturës jo të zhvilluar dhe mungesës së kuadrit në shërbimin gjyqësor, gjykatat tregojnë nivel të lartë të efikasitetit në punën e tyre.

  • Transparenca dhe llogaridhënie

Gjendja tregon se sistemi aktual i publikimeve të vendimeve gjyqësore ende nuk ka zbatim funksional për opinionin e përgjithshëm dhe profesional. Plotësisht, është e nevojshme kyçje më e madhe e opinionit në punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë e Veriut.

  • Kualitet të drejtësisë gjyqësore

Ende nuk ekzistojnë kritere përkatëse për vlerësimin e kualitetit të drejtësisë gjyqësore, por po krijohen kushte për matjen e saj nëpërmjet ndryshimit të kornizës ligjore dhe nëpërmjet rritjes së argumentimit të vendimeve gjyqësore dhe përdorimit të praktikës gjyqësore.

  • Pavarësia dhe paanshmëria

Gjyqësori ka pavarësi të pjesshme e cila është e kushtëzuar me faktorët politik dhe financiar. Paanshmëria ende është në nivel të ulët, por ekziston trend i krijimit të mekanizmave për sigurimin e saj konsistent.

  • Zhvillimi profesional
Gjatë prezantimit të raportit të parë nacional nga Matrica e indikatorëve për matjen e performancave në gjyqësor
Gjatë prezantimit të raportit të parë nacional nga Matrica e indikatorëve për matjen e performancave në gjyqësor

Duhet që të specializohet dhe të vazhdojë t’i ndjekë trendet dhe nevojat e gjyqësorit. Përfaqësimi përkatës në bazë të gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike është në nivel solid, por ekziston nevojë për zgjedhjen e gjykatësve të komunitetit rom.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në lidhje me këtë raport tha se do ta marrin parasysh për ndërtimin e politikave në fushën e gjyqësorit.

“Më vjen mirë që kemi bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar e cila i ndihmon hulumtimet të cilat ndihmojnë në ndërtimin e politikave në fushën e gjyqësorit. Si rezultat i nënshkrimit të memorandumit, sot i kemi rezultatet e para të këtyre hulumtimeve, duke u nisur nga ajo nëse nuk i matni rezultatet dhe indikatorët nuk mundeni të sillni politika të bazuara, në atë drejtim se çfarëdo që do të vijë si hulumtim statistikor dhe hulumtim të disa të dhënave përkatëse do ta marrim parasysh në ndërtimin e politikave në fushën e gjyqësorit”, tha Deskoska.

Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve dhe njëherësh dhe gjykatës në Gjykatën Supreme, Xhemali Saiti tha se ky raport është në dobi të të gjitha institucioneve përkatëse që t’u ndihmojë në përmirësimin e dobësive.

“Nëse them se kualiteti në gjyqësor është në nivel më të lartë do të jem subjektiv, por shihen elemente të  përmirësimit të kualitetit vendimeve nga gjykatat, por edhe shihen edhe hapat të cilat i kënaqin edhe parametrat tjera, në lidhje me pavarësinë, paanshmërinë, megjithatë mbetet për të bërë edhe shumë punë. Vlerësoj që kjo analizë do të jenë në dobi, veçmas për Ministrinë e Drejtësisë, për Qeverinë, por edhe për Shoqatën e Gjykatësve dhe për të gjithë gjykatat që në të ardhmen të përmirësohen aty ku janë më të dobët në funksionimin e tyre”, tha Saiti.

Ndryshe, raporti është rezultat i matjes së parë nacionale të zbatuar nëpërmjet matricës së indikatorëve për ndjekjen e reformave gjyqësore e cila është e paraparë si mekanizëm në Strategjinë për reforma në gjyqësor 2017-2022, në pjesën e planifikimit strategjik dhe krijimit të politikave. Përgatitja e raportit është në korniza të programit “Përmirësimi i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit në sistemin gjyqësor në Maqedoni”, të zbatuar nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, ndërkaq e mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button