Një grua në Shiperi pasi lindi binjakë të parakohshëm, ndërroi jetë prej gripit me një prej foshnjeve

Një nënë 36-vjeçare, shtatzënë me binjakë, ka ndërruar jetë të dielën në Sanatoriumin e Tiranës, e prekur nga virusi i gripit AH1N1. Por lajmi është bërë publik sot.

Nëna që vinte nga komuniteti rom kishte dy javë e shtruar në spital, dhe vdekja ka ardhur pas përkeqësimit të gjendjes së saj, transmeton Top Channel.

Për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët u detyruan t’i bënin lindje të parakohshme të dy foshnjave që mbante në bark.

Një për fat të mirë është shëndoshë e mirë, ndërkohë që foshnja tjetër humbi jetën si pasojë e lindjes së parakohshme, vetëm 31-javëshe, në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button