Aleanca për Shqiptarët u deklarua për kandidaturën presidenciale të Blerim Rekës

Zëdhënësi Flakron Bexheti për Portalb.mk ka konfirmuar se Aleanca për Shqiptarët është duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes së kandidatit të pavarur presidencial shqiptar, Blerim Reka.

Për përkrahjen, lideri i ASH-së, Ziadin Sela nesër do ta njoftojë Kryesinë Qendrore.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarë, ka autorizuar Kryetarin Ziadin Sela të zhvillojë  bisedime me partinë Opozitare BESA për gjetjen dhe përkrahjen e një kandidati të përbashkët, që do ta mbështeste dhe përfaqësonte opozitën shqiptare në garën për President të Shtetit. Në kuadër të kësaj është biseduar edhe me profesorin dhe diplomatin Blerim Reka, për të cilin kryetari i partisë, Ziadin Sela ditën e nesërme do ta informojë Kryesinë Qendrore dhe organet e partisë  për rrjedhën e takimit, dhe detalet lidhur me takimin. Më pas Organet e Partisë do të marrin vendimin përfundimtar”, tha Flakron Bexheti.

Përndryshe, kandidaturën e pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, ish ambasadori Reka e ka shpallur sot. Ai mes të tjerash kërkon votën shqiptare, për siç thotë, Maqedonia e Veriut të mos jetë shtet monoetnik. Deri tash zyrtarisht Reka do të garojë me kandidaten e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button