Reparti i ri i Traumatologjisë në “8 Shtatori” do të mbyllet pasi të lëshohen të lënduarit e aksidentit

Pjesa e Spitalit të Repartit të ri për Traumatologji në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori” në Shkup funksionon me kapacitet të përgjysmuar vetëm deri sa atje të shërohen të lënduarit e aksidentit tragjik që ndodhi në Llaskarcë më 13 shkurt. Pasi të lënduarit po shërohen dhe shkojnë në shtëpi, Reparti po zbrazet, ndërsa ekziston rrezik të mbyllet sepse nuk ka infermiere të mjaftueshme, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Problem shtesë është edhe se menjëherë pas aksidentit, për shkak ngarkesës, është prishur një nga Tomografët kompjuterik, kështu që tani po punohet vetëm me një, ndërsa buxheti i spitalit nuk ka para për përmirësimin e defektit.

Drejtori i Spitalit, Krisitijan Kostov thotë se është harxhuar gypi i katodës.

“Ka afat me kohëzgjatje dhe duhet të ndërrohet me të ri. Kushton shumë para, ndërsa për momentin nuk kemi mjete në buxhet. Kemi negociuar me Fondin e Shëndetësisë që t’na japin ndonjë avans që të mund ta mbulojmë furnizimin e pjesës, sepse punojmë vetëm me një kompjuter edhe nëse ai prishet, praktikisht do të kërcënohet puna edhe në Qendrën Urgjente dhe në gjithë spitalin. Me vite fluksi për radiodiagnostikë është në spitalin tonë”, tha Kostov.

Reparti i ri i Traumatologjisë është hapur vitin e kaluar, një ditë para Ditës së Pavarësisë 8 shtator, është bërë në pjesën e spitalit e cila më herët ishte spital privat “Filipi II”. Por, pas aksidentit tragjik Reparti filloi të punojë. Ky kapacitet e kishte patjetër të punojë gjithë natën kur në spital janë sjellë 37 nga të lënduarit e aksidentit dhe fat që krevatet e Repartit ishin të lirë për shkak mosfunksionit të tij për shkak mungesës së kuadrit. Për momentin, në spital janë të shtrirë edhe pesë nga të lënduarit nga të cilët një ende është në gjendje të rëndë.

Drejtori Kostov tha se në këtë pjesë funksionojnë tre nga tetë dhomat, ndërsa dy sallat kirurgjike punojnë normal, por problemi me kuadrin nuk e prek vetëm Repartin e Traumatologjisë.

“Tani nga 10 salla kirurgjike punojnë vetëm pesë, numri i operacioneve është përgjysmuar, sepse me nëntë anesteziolog aq mund të punohet”, tha Kostov. Ai shtoi se është reduktuar puna në gjithë spitalin, jo vetëm në Repartin e Traumatologjisë.

“Repartin e  Traumatologjisë nuk e mbyllim, por do të punojë me kapacitet të përgjysmuar. Për momentin kemi 9 anesteziologë dhe tre specializant për anestezi dhe mjekim intensiv, por specializantët nuk munden t’i lëmë  vetë të punojnë. Për atë, të gjitha operacionet mund t’i shtyjmë, ndërsa mungesa e kuadrit ndikon edhe në Repartin për Kardiologji ndërhyrëse që të punohet në një ndërrim.

Kostov tha se të hënën duhet të fillojnë me punë 20 infermiere, për të cilat kanë marrë miratim nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Financave, por u nevojiten edh 40 infermiere dhe 4-5 anesteziolog që të mund të punojnë normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button