Profesori Zllatkovski: Ka ndodhur diçka me shoferin, nuk ka gjurmë se e ka frenuar autobusin

Profesori Stoimko Zllatkovski nga Fakulteti Teknik në Manastir, për 1TV dje tha se ende po përgatitet dokumentacioni i domosdoshëm që të kryhet ekspertiza e autobusit që u aksidentua në fshatin Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 15 persona, njofton Portalb.mk.

Ai në bazë të të dhënave të deritanishme i dha komentet e tij.

“Ende nuk ka ardhur procesi deri te ekspertizat. Do ta kemi të domosdoshme të bëjmë procesverbal, skicë dhe foto-dokumentim, ato po përpunohen, ndërkaq do të na duhet edhe ekspertizë makinerike. Unë jam i informuar se në rrugën ku është aksidentuar nuk janë regjistruar gjurmë të dukshme nga dëmtimi dhe gjurmë nga ndalimi i automjetit që do të thotë se vozitësi nuk ka marrë udhëzime për ndalimin dhe drejtimin e autobusit në të djathtë. Automjeti është drejtuar vetëm në të majtë, ka dalë jashtë korsisë, kjo do të thotë se vozitësi nuk ka reaguar ndaj komandave, gjasat janë shumë të vogla që të ishte prishur edhe sistemi për komandim dhe për ndalim”, thotë profesori Zllatkovski.

Ai thotë se supozimi i tij është se ka ndodhur diçka me shoferin, pasi që përndryshe do të kishte reaguar.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button