Peticioni për shkarkimin e Vankovskës arriti në Ministri, profesoresha ende ligjëron në universitet

800 nënshkrime u mblodhën nga peticioni online për ta shkarkuar nga puna profesoreshën Biljana Vankovska, shkak nxitjes së urrejtjes ndëretnike përmes një statusi në rrjetin social facebook. Peticionin e nisi aktivisti Valon Elezi, dy ditë pas aksidentit tragjik kur ndodhi në fshatin Laskarcë, ku humbën jetën 15 persona. Ai e dorëzoi peticionin në arkivin e Ministrisë së Arsimit, njofton TV21.

“Mendoj se është e drejtë legjitime dhe ligjore të parashtroj si kërkesë dhe mendoj se institucionet me vendimet të cilat do t’i marrin nuk do të prekin në autonominë e universitetit. Meqenëse kualifikimet të cilat u bënë për zonjën Vankovska ishin të tilla se ajo përhapi fjalor të urrejtjes”, deklaroi Valon Elezi, Aktivist.

Elezi bëri apel deri te ministri i arsimit Arbër Ademi që me ingerencat që i posedon, ta largojë profesoreshën nga universiteti shtetëror Shën “Qirili dhe Metodi”.

Ademi sot nuk deshi të flet për këtë çështje, por dy ditë pas statusit të publikuar nga profesoresha Vankovska, Ademi kishte deklaruar se është shokuar nga gjesti i saj.

Ndryshe në ditën kur ndodhi aksidenti me autobusin, profesoresha Biljana Vankovska në facebook shkroi:  “Çfarë tragjedie dhe ironie – Karpallak.

Sipas ligjit, për personat të cilët përhapin gjuhë të urrejtjes parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button