Kina thirrje Indisë dhe Pakistanit: Mos rrisni tensionet

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në lidhje me tensionet mes Pakistanit dhe Indisë u bëri thirrje palëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin rritjen e tensioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se Wang është takuar me homologen e tij nga India, Sushma Swaraj, në margjinat e mbledhjes së 16-të të përbashkët të ministrave të Jashtëm Kinë-Indi-Rusi.

Wang tha se vendi i tij kundërshton çdo lloj terrori dhe se ndjek zhvillimet në Azinë Jugore. “Si miku i përbashkët i Indisë dhe Pakistanit, Kina shpreson që të dyja palët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin rritjen e tensioneve”, tha kryediplomati kinez.

Ndërsa Swaraj, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtare mbron unitetin dhe bashkëpunimin kundër terrorit, tha se çështjet në fjalë do të trajtohen me një qëndrim të përgegjshëm dhe me gjakftohtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button