U anulua seanca e “Titanikut”, Temellkos i është keqësuar gjendja shëndetësore

Në seancën gjyqësore të sotme për parregullsi zgjedhore të lëndës “Titanik”, të akuzuarit, Edmond Temellkos i është keqësuar gjendja shëndetësore, dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Osman Shabani e ka ndërprerë gjykimin, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u shpalosën dëshmi nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Gjendja shëndetësore e Edmond Temellkos ka një kohë të gjatë që është përkeqësuar, për një muaj ka qenë i hospitalizuar, ndërkaq seancat që një kohë të gjatë janë anuluar.

Në seancën e sotme prokurorja Lile Stefanova para gjykatës i ka prezantuar letërnjoftimet e rreme, të cilat sipas prokurorisë, ishin përgatitur për nevojat e partisë së atëhershme në pushtet, VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2013-të.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button