MPB: Po keqpërdoren raste të vjetra me persona të humbur që të shpërndahet frikë te qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme i ka demantuar informatat që dje janë shpërndarë në rrjetet sociale se gjoja ka humbur një person i quajtur Lluka Bozhinovski, njofton Portalb.mk.

“Po keqpërdoret rast i vitit 2017-të kur personi është paraqitur si i humbur dhe menjëherë është gjetur. Në fakt, Lluka Bozhinovski është paraqitur si i humbur më 03.08.2017 në Stacionin Policor në Gjorçe Petrov dhe menjëherë është gjetur, gjegjësisht është ndaluar kërkimi për të më 04.08.2017. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që të mos bien pre e këtyre lajmeve të rrejshme të disa individëve të cilët dëshirojnë të shpërndajnë frikë dhe pasiguri”, theksojnë nga MPB.

Gënjeshtrat dhe dezinformatat e këtilla, sipas MPB-së, bëhen me qëllim që të shpërndahet frikë te qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button