Jacobson: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson është shprehur e inkurajuar nga fakti se edhe Kosova, edhe Serbia kanë thënë që janë të gatshme që të angazhohen seriozisht në dialog. 

“Ky dialog, nëse në të hyhet me qëllime të mira, mund të sjellë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjë që është e rëndësishme për stabilitetin rajonal; është e rëndësishme për të forcuar përparimin që është arritur deri tash dhe është e rëndësishme për të vënë bazën e vazhdimit të zhvillimit ekonomik, si dhe për përpjekjet e të dy vendeve për të lëvizur në rrugën e tyre evropiane. Prandaj, po ashtu është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët”, ka thënë ajo për Televizionin Publik të Kosovës.

Ambasadorja Jacobson ka folur është për veriun, të cilin e ka vizatuar dje. “Mendoj se zgjidhja e vërtetë për veriun do të përfshijë edhe Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Ahtisaarit, i cili me të vërtetë garanton shumë të drejta për serbët në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për ulëse në Kuvend dhe të drejtën për edukim në gjuhën serbe me kurrikulë serbe; të drejtën për të marrë pjesë në përzgjedhjen e policisë dhe këto të drejta nuk janë vetëm në Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit, por edhe në ligjet kosovare. Pra, kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, Serbisë do t’i duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur që ka sovranitet mbi tërë territorin e saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button