Gjykata e ka pranuar njoftimin se s’ka kushte për heqjen e imunitetit të deputetëve, dy arsyet e Xhaferit për mosthirrje të votimit

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin joformal me gazetarët ka deklaruar se deri te Gjykata Themelore është dërguar njoftimi që “nuk ka kushte për marrjen e imuniteti të deputetëve Trajko Veljanovski dhe Ljupço Dimovskit”, njofton Portalb.mk

Sipas asaj që deklaroi Xhaferi, janë dy arsye se pse nuk u hodh në votim heqja e imunitetit të deputetit Veljanoski, por nuk theksoi cila ishte kryesore.

Arsyeja e parë – mosrekomandimi i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit

Kryeparlamentari Xhaferi, ka përsëritur qëndrimin e tij se, marrja e imunitetit të deputetit Veljanoski nuk është hedhur në votim për shkak se “nuk ka pasur çfarë vendimi të vendosë në votim”, sepse komisioni nuk ka rekomanduar heqjen e imunitetit.

“Të vetmin vendim që mund të hedhja në votim është të mos miratohet kërkesa”, tha Xhaferi.

I pyetur se a ka dashur ta mbrojë deputetin Trajko Veljanoski për shkak të ndjenjave personale, ai tha se mund të ketë ndjenja personale, por kjo s’do të thotë se e ka mbrojtur Veljanoskin.

“Unë u kam shok 121 deputetët deri sa janë deputet. Unë mund të kem ndjenja personale, por nuk duhet të thuhet se unë e kam mbrojt Veljanoskin. Unë jam i obliguar ta mbroj integritetin e institucionit, kurse punët tjera duhet t’i kryejnë punët e veta. Në votim duhet të hidhet përfundimi i Komisionit. Çfarë të vendos unë në votim? Obligimin tim juridik për thirrje të seancës e kam kryer, kam thirr seancë që të jetë në rend dite, por nuk mund të jetë lëndë votimi kërkesa e Gjykatës, por vetëm kërkesa e trupit komisionit, por e cila nuk ka pasur vendim”, tha Xhaferi.

Arsyeja e dytë – mungesa e shumicës

Si arsye e dytë e kryeparlamentarit Xhaferi, si në rastin e Veljanoskit dhe të Dimovskit, është se “nuk ka pasur shumicë për t’u votuar”, prandaj nuk e ka hapur aspak votimin.

“Unë e përfaqësoj shumicën, por para se të vihet në votim duhet të mbaj llogari se çfarë është interes të shumicës. Unë nuk mund të hedh në votim nëse s’ka shumicë.” tha Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu në takim theksoi se ikja eventuale e Trajko Vejanovskit, të cilit nuk i është marrë mandati i imunitetit të deputetit, nuk mund të kërkohet në Parlament, por te gjykata.

“Përgjegjësia do të jetë e gjykatës e cila duhet të sigurojë prani të të gjithë të dyshuarve dhe të akuzuarve”, tha Xhaferi.

Prokuroria do të vendosë se a do të kërkojë paraburgim të sërishëm

Nga Gjykata Themelore për Portalb.mk konfirmuan se e ka pranuar njoftimin se Kuvendi nuk ka kushte për marrjen e imunitetit të deputetit Veljanoski dhe Dimovskit. Nga atje thonë se edhe Prokuroria Themelore Publike është njoftuar se paraburgimi i kërkuar nga ata, për deputetët nuk mund të zbatohet, sepse deputetët gëzojnë imunitet.

Nëse do të kërkohet sërish paraburgim, do të duhet të vendos Prokuroria Themelore Publike.

Ndërsa prokurorja Villma Ruskoska një ditë më parë ka thënë se deputetët nuk ia kanë marrë imuniteti Veljanovskit dhe tha se përgjegjësia për ikjen eventuale do të jetë të deputetët.

Ndryshe, ish kreu i kuvendit, Trajko Velajnovski është i dyshuar për organizimin të ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017-të, por i njëjti do të mbrohet në liri dhe nuk do të paraburgoset siç ka kërkuar Gjykata Penale, pasi që e mbron imuniteti i deputetit.

Kuvendi përpara disa ditëve duhej që të votonte për marrjen e imunitetit të tij, por kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi mes zënkave me deputetët e LSDM-së e ka ndaluar seancën pa e hedhur në votim marrjen e imunitetit. Kjo ka shkaktuar reagim të ashpër që partnerët e koalicionit BDI dhe LSDM të akuzohen me njëra tjetrën se “e shpëtuan Veljanoskin nga burgu.”

LSDM-ja thotë se ka pasur shumicë dhe vetëm është pritur që të votohet, ndërkaq BDI-ja thotë se s’ka pasur vendim në Komisionin për Çështje të Imunitetit, gjegjësisht votimi atje ka qenë 4 “për” dhe 4 “kundër”.

LSDM apo BDI fajtor, Trajko Veljanovski i shpëtoi paraburgimit.

LEXO: LSDM: Xhaferi të tregojë pse e ndërpreu seancën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit?
LEXO:  LSDM: Mjaft me gënjeshtra, BDI dhe Talat Xhaferi janë fajtor që Trajko Veljanovski ende ka imunitet

LEXO: “Imuniteti i Veljanovskit”, Xhaferi: Ja pse e ndëpreva seancën parlamentare

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button