Mesiq: Meritoni sa më shpejtë të integroheni në NATO dhe BE

Është në interes të Kroacisë që sa më shpejtë ta ratifikojë Protokollin për pranim të Maqedonisë së Veriut në NATO, deklaroi për MIA ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili në Shkup ka marrë pjesë në panel diskutimin “Lidership i bazuar në vlera – nga parimet deri te realizimi”, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së ish presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, njofton Portalb.mk.

“Besoj që Kroacia do ta bëjë atë, pasi që është në interesin tonë që sa më shpejtë ta realizojë dëshirën e Maqedonisë për hyrje në paktin Atlantik. Por, edhe më shumë të hyni në BE, pasi që ai është hapi i parë për integrime euroatlantike. Maqedonia meriton, me gjithë atë që e ka bërë në një vit e gjysmë, rruga e saj në integrimet euroatlantike sa më shpejtë të realizohet, pasi që Evropa e bashkuar është qëllimi ynë, por është edhe dëshira jonë, si dhe dëshirë e tërë Evropës. Ta harrojmë për një moment Britaninë, por vetëm Evropa e bashkuar mundet të jetë lojtar i madh në botën moderne të lojtarëve të mëdhenj siç janë, SHBA, Rusia, Kina, Brazili, India”, thotë Mesiq, i pyetur se Kuvendi i Kroacisë do ta ratifikojë Protokollin për NATO.

Ai gjithashtu theksoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është hap historik për normalizim të përhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërkaq Marrëveshja e Prespës paraqet ndoshta marrëveshje më të rëndësishme të nënshkruar ndonjëherë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button