Karro para secilit tren: Hekurudhat e Maqedonisë me masa të reja për siguri (Infografik)

Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura po ndërmerr masa parandaluese për të mundësuar siguri maksimale të udhëtarëve që udhëtojnë me tren. Pas dy aksidenteve hekurudhore që ndodhën në fillim të këtij viti, punonjësit e hekurudhës kryejnë kontroll të vazhdueshëm vizual në pjerrësitë përgjatë binareve, me ç’rast shkëmbinjtë e dyshimtë largohen që të mos vjen deri në incidente të ngjashme në të ardhmen. Përveç kësaj, në vendet kritike ku ekziston rrezik nga rënia e shkëmbinjve është vendosur ulje e shpejtësisë së trenave për t’u shmangur dëme materiale në të ardhmen, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Prej HM – Infrastruktura informojnë se në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e natës segmentet e rrezikuara kontrollohen me makinë të binareve (e ashtuquajtura “karro”) para kalimit të trenave të udhëtimit. Përkatësisht, karro e HM-Infrastruktura qarkullon në vendet kritike para se të kalojë treni transportues, me çka përjashtohet mundësia për fatkeqësi të ardhshme hekurudhore.

“Këto masa ndërmerren në të gjitha segmentet e rrezikuara të vijave hekurudhore të Hekurudhave të Maqedonisë”, thonë për “Meta” nga HM – Infrastruktura.

Masat më të reja të HM – Infrastruktura ndërmerren pasi treni transportues Kërçovë – Shkup javën e kaluar doli prej binareve në segmentin ndërmjet fshatrave të Gostivarit, Llakavicë dhe Padalishte. Kah fundi i muajit janar, lokomotiva e trenit për transport të mallrave doli prej binareve në afërsi të stacionit “Rajko Zhinzifov” në aksin Shkup – Veles. Pavarësisht aksidenteve të këtilla, të dhënat statistikore tregojnë se treni si mjet transportues është jashtëzakonisht i sigurt, së paku për udhëtarët që gjenden në tren.

Aksidentet hekurudhore shënojnë tendencë të rënies viteve të fundit, kurse numri më i vogël i aksidenteve ka qenë në vitin 2017– gjithsej 45. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë thonë se në periudhën prej vitit 2011 deri 2017 ka pasur vetëm 4 udhëtarë me lëndime më të rënda që kanë udhëtuar me tren, por asnjë udhëtar nuk e ka humbur jetën. Viktimat më të shpeshta në aksidentet janë personat e shkelur nga treni në lëvizje, kurse menjëherë prej tyre pason humbja e jetës së shoferëve që kanë marrë pjesë aksidentet nëpër kalimet rrugore dhe udhëkryqet.

Enti Shtetëror për Statistikë në bazën e vet të të dhënave MAKSTAT thekson se numri më i madh i personave të vdekur prej aksidenteve rrugore kanë qenë në vitin 2015 dhe 2014, kur jetën e kanë humbur gjithsej 40 person. Bëhet fjalë për periudhën kur në Maqedoni ka pasur valë të refugjatëve, të cilët kanë lëvizur nëpër binare me shpresë se do ta kalojnë trasenë e kufirit Greqi-Maqedoni deri në Serbi.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button