Osmani: Kemi raporte të mira në koalicion, mbrëmë deri në dy pas mesnate kemi sjellë vendime

Raportet në koalicionin qeveritar janë të mira dhe Qeveria vazhdon me punën e saj, ka deklaruar zëvendës kryeministri Bujar Osmani, në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të LSDM-së dhe deputetit Muhamed Zeqiri, se është e mundur Qeveri edhe pa BDI-në, transmeton Fokus, përcjell Portalb.mk.

“ Ne kemi marrëdhënie të mira mes koalicionit qeveritar. Mendoj se tani nuk kemi nevojë në Qeveri të defokusohemi në tentime të tilla të cilat më shumë kanë për qëllim të ngjallin debat nëpër rrjete sociale se sa të reflektojë ndonjë dinamikë të marrëdhënieve mes të dy partive politike. Qeveria vazhdon me punën e saj. Mbrëmë deri në orën dy pas mesnatë kemi pasur mbledhje të Qeverisë dhe kemi sjellë vendime të rëndësishme për shtetin. Vazhdojmë më tutje me agjendën reformuese pasi këto janë momente historike që vendi të fitojë datë për bisedime të cilën e presim tash më për 18 vite” deklaroi Osmani.

Mollë sherri i partive të koalicionit u bë hedhja në votim e heqjes së imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoskit pas mesnatës, kur edhe kaloi afati sipas Rregullores së Kuvendit. Për këtë nuk është bërë pishman kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

LEXO: “Imuniteti i Veljanoskit”: Zekiri thotë se qeveria mundet edhe pa BDI-në, Xhaferi s’është pishman

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button